Telegrafi

Mbeti jashtë Ligës së Kampionëve, Mandzukic mund të largohet në drejtim të Katarit

Mario Mandzukic. (Photo by Fred Lee/Getty Images)

Mario Mandzukic ka qenë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Juventusit në vitet e fundit.

Por me ardhjen e trajnerit të ri Maurizio Sarri gjërat kanë ndryshuar për kroatin.

Mandzukic nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Sarri dhe nuk arriti të largohet në afatin kalimtar të verës edhe pse kishte interesim nga Bayern Munich e Borussia Dortmund.

Kroati tani ka mbetur jashtë listës së Ligës së Kampionëve dhe kjo nuk i ka pëlqyer fare.

Mario Mandzukic. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Ai mund të largohet në drejtim të Katarit ku ka tri oferta të rëndësishme.

Al-Sad, Al-Duhail dhe Al-Ahli janë ekipet që duan shërbimet e tij.

Të tri skuadrat i kanë ofruar pagë vjetore prej 10 milionë dhe Mandzukic ka vendosur që karrierën ta vazhdoj atje, por ende mbetet për tu parë se cila do të jetë skuadra e re. /Telegrafi/