Site icon Telegrafi

I mbetet ushqimi në fyt dhe fillon të ngulfatet, shoku i klasës përdor një metodë interesante për t’ia shpëtuar jetën (Foto/Video)

Thonë se miku i mirë gjendet në ditë të vështira, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë.

Në të shfaqet një djalosh i ri i cili derisa po hante drekën me shokët e klasës në mensën e shkollës i mbetet ushqimi në fyt dhe fillon të ngufatet, por për fat të mirë shoku i tij përdor një metodë interesante me të cilën ia shpëton jetën, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur Will Olson derisa po hante drekën me shokë befasisht i mbetet ushqimi në fyt dhe fillon të ngulfatet, por nga tre shokët me të cilët ishte ulur vetëm njëri prej tyre shfaqet më trimi i cili me një teknikë të pazakontë e shpëton nga vdekja.

Pas katër tentimeve ai arrin t’ia nxjerrë kafshatën e bukës që i kishte mbetur në fyt, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një shkollë të mesme në Ëinsconsin në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Exit mobile version