Telegrafi

Mbetet pa zgjidhje vlera e monedhës kineze

Në përfundim të bisedimeve në Bruksel, presidenti i Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy dhe presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso sqaruan se i kanë bërë me dije kryeministrit kinez Wen Jiabao rëndësinë e ndryshimeve të përshtatshme të kursit të këmbimeve.

Po ashtu është folur edhe për temën e të drejtave të njeriut. Kryeministri i Kinës Wen i ka hedhur poshtë kritikat.

Sipas tij evropianët duhet të ndërpresin trysninë ndaj Pekinit. Edhe qeveria amerikane kërkon një mbiçmim më të shpejtë të renminbisë, e quajtur ndryshe edhe juan, me shpresën se prodhimet kineze do të shtrenjtohen dhe kësisoj do të binte eksporti në SHBA. /Telegrafi/