Site icon Telegrafi

Mbetet pa testis pas një loje të rrezikshme

14- vjeçari David Gibbons është viktima e kësaj loje të dhimbshme, të cilën ia servoi një shok i klasës me një goditje nën bel. Edhe pse ndiente dhimbje të madhe, i riu vendosi të durojë vetëm për ta fituar garën e pakuptimtë.

Për dhimbjet nën bel ai nuk u ankua as te prindërit, por në mes të natës dhimbja u bë e padurueshme, ashtu që ai u detyrua të kërkojë ndihmë.

Nëna e dërgoi në spital, ndërsa mjekët u detyruan t’ia heqin njërën prej testiseve.
Mjeku Scott Wheeler, i cili e operoi, tha se kjo nuk është hera e parë që një fëmijë mbetet pa testise pas kësaj loje kaq të dhunshme. /Telegrafi/

Exit mobile version