Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar vendimi për masat e reja kundër Covid-19.
Nga nesër, Gastronomia është e hapur deri në orën 22:00.
Kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë, por tani nga ora 22:30 deri në 05:00.
“Nga data 19 prill (nesër), kufizimi i orarit të lëvizjes do të jetë nga ora 22 e 30 deri në ora 5 të mëngjesit”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Gastronomia dhe qendrat tregtare do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e Covid-19.