Site icon Telegrafi

Mbetet në fuqi masa e paraburgimit për zyrtarin e lartë të qeverisë

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurit Z.B. dhe A.B.

I pari po dyshohet nga ana e prokurorisë për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, ndërsa i dyti  për mashtrim.

Në këtë mënyrë  kolegji i kësaj gjykate ka refuzuar si të bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 11.02.2017.

“Sipas vlerësimit të kësaj gjykate pretendimet e bërë në ankesa nuk qëndrojnë, ngase nga shkresat e lëndës, rezulton se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit janë kryes të veprës penale për të cilën po dyshohen,  ndërsa  gjykata e shkallës se parë ka dhënë mjaft arsye për caktimin e kësaj mase në përputhje me nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version