Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji për të pandehurit N.S., M.R. dhe D.M.
Në këtë mënyrë Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 17.12.2018, sipas të cilit kjo masë do të zgjasë deri me 23.12.2018.
Sipas prokurorisë N.S., M.R. dyshohen se si pjesë e një grupi kriminal kanë kryer veprën ndihmës në vrasje të rëndë, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa i pandehuri D.M., po ashtu si anëtar i grupit, dyshohet të këtë kryer veprën penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.
Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës