Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin P.N.
Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 10.08.2018.
“P.N. po dyshohet nga ane e prokurorisë se ka kryer veprat penale ‘Vrasje e rëndë’ nga neni 179, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 dhe 1.11, si dhe veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’ nga neni 374, paragrafi 1, i te njëjti kod”, thuhet në njoftim.
Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.
Ndryshe, Valbona Nrecaj dhe vajza e saj 9 vjeçare u qëlluan për vdekje në mbrëmjen e 7 gushtit, ndërsa i dyshuar për këtë është Pjetër Nrecaj, ish-bashkëshorti i viktimës. /Telegrafi/