Site icon Telegrafi

Mbetet në fuqi kufizimi i marzheve për produktet ushqimore bazë në Maqedoni

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme ka solli vendim që të vazhdojë kohëzgjatjen e masës për kufizimin e marzhit të produkteve ushqimore bazë.

Sipas vendimit, kjo masë do të zbatohet deri më 31 dhjetor 2022.

“Duke pasur parasysh që ky vendim kufizon rritjen e çmimeve duke përcaktuar masën e marzhit tregtar që duhet të ndikojë në rritjen e çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe gjendja e tregut tregon se çmimet nuk janë stabilizuar ishte e nevojshme që të zgjatet afati për 3 muajt e ardhshëm nga ky vit, pra deri më 31 dhjetor 2022.

Në këtë mënyrë, rritja e mundshme e çmimeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë do të shkaktohet nga rritja e çmimeve të importit dhe aksioneve, si dhe rritja e kostove të prodhimit”, ka shkruar ministri Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook.

Exit mobile version