Real Madridi kishte apeluar në CAS dënimin prej pesë ndeshjeve për Cristiano Ronaldon.
Klubi madrilen ka marrë përgjigjen, duke u refuzuar në kërkesën e tyre.
Portugezi do të mungojë edhe në katër ndeshje, shkaku i kartonit të kuq kundër Barcelonës.
Dënimi u rëndua pasi ai e shtyu gjyqtarin pasi mori dënimin.
Ai mungoi ndaj Deportivo La Corunas, dhe do të mungojë edhe në tri ndeshjet e radhës me Valencian, Levanten dhe Real Sociedadin.
Ai do të jetë i gatshëm për tu kthyer në aksion me 20 shtator me Real Betisin. /Telegrafi/