Site icon Telegrafi

Mbetet mister lëndimi i Kawhi Leonardit

Kawhi Leonard (Foto by Vaughn Ridley/Getty Images/Guliver)

Edhe pse shumëkush i ka shikuar dy ndeshjet e fundit të finaleve të NBA-së, madje, edhe vetëm videot e shkurta, ka parë Kawhi Leonardin teksa i shtrëngonte dhëmbët në parket.

Por, trajneri i Torontos Raptors, Nick Nurse siguron publikun se ylli më i madh i klubit nuk është lënduar.

“Ndihet mirë, nuk ka shqetësime, gjithçka është mirë”, tha strategu gjatë një konference për shtyp.

Por, edhe pse është e vështirë të besosh, lëndimi i këmbës është i dukshëm, por shumë misterioze. Në ndeshjen e tretë të finaleve, Leonard e kapi këmbën pas një gjuajtjeje dhe pas kësaj, në disa raste, duket se me vështirësi luante.

Megjithatë, lëndimi nuk e pengoi të luante në të takimin e tretë, i cili shkoi në dy shtesa, deri në 52 minuta, gjersa realizoi 36 pikë. Në të katërtin, ai realizoi 19 pikë më pak, por përsëri bëri një punë të shkëlqyer në mbulimin e Giannis Antetokounmpos.

Kawhi vetë siguroj se nuk është i lënduar, gjë që i jep mister shtesë të gjithë historisë “Ndihem mirë, do të vazhdoj të luaj dhe të luftoj. Kemi mundësinë të shkruaj historinë, nuk kërkoj falje, luajmë basketboll dhe ne duhet të fitojmë sonte”.

Ndryshe, seria finale e “playoff” të Konferencës Lindore ndërmjet Raptors dhe Milwaukee Bucks është barazuar, ku secila skuadër ka nga dy fitore. /Telegrafi/

Exit mobile version