Site icon Telegrafi

Mbetet i lënduar një qytetar i cili paraprakisht sulmoi verbalisht kryetarin e Zhelinës, Blerim Sejdiun

Personi me iniciale F.B. është plagosur me thikë në fshatin Strimnicë të komunës së Zhelinës, pasi paraprakisht e ka kërcënuar kryetarin e komunës, Blerim Sejdiu.

Ngjarjen për Telegrafi Maqedoni e kanë konfirmuar nga kabineti i Blerim Sejdiut.

Sipas informacioneve të para nga dëshmitarët në terren, personi F.B. paraprakisht, kishte kërcënuar kryetarin e komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në oborrin e xhamisë “Qendër”, pas çka F.B. është nisur zënkë me një person tjetër. Zënka ka vazhduar në qendër të fshatit, ku F.B. është plagosur nga personi me të cilin kishte zënkë.

Pritet që më vonë autoritetet të dalin me detaje rreth kësaj ngjarje./Telegrafi/

Exit mobile version