Telegrafi

Mbetet i bllokuar në oxhak për 12 orë

Pas pirjes së birrave gjatë tërë ditës Oktoberfest, një gjerman 27-vjeçar ka tentuar të ngjitet në banesën e shokut të tij, por ka rënë në oxhak të ndërtesës dhe atje ka mbetur për 12 orë të tëra, derisa nuk e kanë gjetur zjarrfikësit.

Kur e ka vërejtur që nuk e ka mikun afër, pijaneci është ngjitur në kulmin e ndërtesës së afërme dhe ka tentuar të futet në banesën e shokut të tij, përmes hapësirës mes dy banesave. Mirëpo, në vend të kësaj ai ka rrëshqitur me kokë teposhtë nëpër një oxhak 30 metra të gjatë.

Thirrjet e tij për ndihmë i ka dëgjuar një 82-vjeçar nga hoteli i afërm, e rreth orës 14 atë kanë arritur ta nxjerrin zjarrfikësit.

Edhe pse ka pësuar vetëm lëndime të lehta, për shkak të hipotermisë, megjithatë është dërguar në spital.