Mediat kineze kanë raportuar se puthja në vesh ka qenë aq e fuqishme sa që ka shkaktuar dëmtimin e timpanit në veshin e vajzës së pafat. Menjëherë pas kësaj ajo ka shkuar në spitalin e qytetit Zhuhai të provincës kineze Guangdong.
Doktori Lee nga spitali lokal ka sqaruar se e puthura ka shkaktuar shtypje të zvogëluar në buzë, me të cilën gjë timpani ka lëvizur në drejtim të daljes.
Pritet se vajza për rreth dy muaj do të arrijë ta kthejë dëgjimin normal.
"Edhe pse puthjet janë kryesisht të sigurta, doktorët këshillojnë që njerëzit të kanë kujdes me to", thuhet në komentin e së përditshmes kineze China Daily.