Site icon Telegrafi

Mbetet e paaftë për të lindur, Prokuroria mbyll rastin kundër QKUK-së pa ekspertizë të pavarur

Një operacion i vitit 2014 i kryer në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK dyshohet se e ka bërë të paftë Shehide Rexhepajn për të lindur fëmijë.

Rexhepaj atë kohë i ishte nënshtruar një operimi për largimin e një ciste, e cila ishte diagnostikuar në vezoren e majtë.

Në fletëlëshimin që QKUK-ja ia ka dhënë kësaj pacienteje kur është lëshuar nga spitali thuhet se me ndërhyrje i është larguar 30 për qind e kësaj vezoreje, ndërsa mjekët ia kanë ruajtur tërësisht vezoren e djathtë.

Por raporte të tjera mjekësore të kryera në klinika private në Kosovë dhe rajon tregojnë se kësaj pacienteje i janë hequr të dyja vezoret.

Një gjë të tillë Rexhepaj e ka marrë vesh rreth një viti pasi është kryer operimi. /kohaditore/

Exit mobile version