Prokuroria Speciale Publike e ka pranuar një përgjigje nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) për kërkesën e përdorimit të të dhënave të cilësuara si të fshehta në procedurë gjyqësore për rastin ”Fortesa 2”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Burime të agjencisë Meta bëjnë të ditur se PSP-ja do ta njoftojë gjykatën për përgjigjen e DSK-së në seancën e 17 janarit.
Përndryshe, në lëndën ”Fortesa 2” janë të akuzuar ish-shefi i drejtorisë së pestë të DSK-së, Goraj Grujoski, dhe gjashtë persona tjerë, të cilët akuzohen se e kanë prishur dokumentacionin që lidhet me sistemet e përgjimit./Telegrafi/