Situata nga përmbytjet në Shkodër është përmirësuar. Bëhet me dije se nuk ka më prezencë uji në banesa.
Ndërkohë, sipërfaqja totale e tokës së përmbytur është 1,020 hektarë, ku ka një rënie me 330 hektarë.
Sakaq, rruga e Obotit mbetet një vështirësi sa i përket mjeteve të vogla.
Ndërkohë, niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 5.60 metër, me rënie me 40 cm me diten e djeshme (kuota maksimale 7.50 m)
Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 8.10 m, me rënie me 25 cm me ditën e djeshme (kuota maksimale 8.70 m).
Rruga e Obotit ka prezence uji 15 cm, ka rënie me 55 cm , me ësi kalohet edhe me mjete të ulta. Ujësjellesi Oblika 1 është jashtë funksionit. Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezence uji. /Telegrafi/