Telegrafi

Mbetën të mbyllur në banesë, nga pakoja e rëndë që postieri e mbështeti për dere (Foto)

Nëna me dy fëmijë të vegjël, pretendon se mbeti e ‘ngujuar’ në banesën e saj, nga pakoja që postieri e mbështeti për dere.

Bryoni Burnett nuk kishte fuqi, t’i shtynte tri pako të gjata nga dy metra, që kapnin peshën e 95 kilogramëve, transmeton Telegrafi.

Asaj iu desh të kërkonte ndihmën e një fqinji, që të dilte prej pronës që gjendet në Brighton të Anglisë.

Dera e bllokuar nga pakot

“Ata është dashur të fusnin divanin brenda dhe ta montojnë, jo ta lënë disa centimetra larg derës”, ka thënë Burnett, e cila pritet të paditë kompaninë përmes së cilës bleu orenditë. /Telegrafi/