Nëna me dy fëmijë të vegjël, pretendon se mbeti e ‘ngujuar’ në banesën e saj, nga pakoja që postieri e mbështeti për dere.
Bryoni Burnett nuk kishte fuqi, t’i shtynte tri pako të gjata nga dy metra, që kapnin peshën e 95 kilogramëve, transmeton Telegrafi.
Asaj iu desh të kërkonte ndihmën e një fqinji, që të dilte prej pronës që gjendet në Brighton të Anglisë.
“Ata është dashur të fusnin divanin brenda dhe ta montojnë, jo ta lënë disa centimetra larg derës”, ka thënë Burnett, e cila pritet të paditë kompaninë përmes së cilës bleu orenditë. /Telegrafi/