Telegrafi

Mbetën pa asgjë, mbushësi i telefonit ua dogji shtëpinë (Foto)

Shtëpia, që ndodhet në Aberfan të South Wales, u dogj pas ndezjes nga një mbushës telefoni.

Kati i parë është krejtësisht i djegur, ndërsa i dyti është dëmtuar në tërësi nga flakët, por  edhe vrushkujt e ujit që hodhën zjarrfikësit, transmeton Telegrafi.

Familja katër anëtarëshe, ishin duke shëtitur kur fqinjët panë flakën dhe kërkuan ndihmë. Prej objektit të banimit nuk mund të merrej asgjë, ndërsa banorët e dëmtuar u dërguan në strehimore.

Mungesa e të ardhurave dhe ndihma e pamjaftueshme, mund të bëjë që ata të qëndrojnë aty deri në një vit.

Ende nuk është dhënë raporti final, por besohet se e tëra ndodhi nga mbushësi i dëmtuar i telefonit, që ishte në një prizë të dhomës së fjetjes. /Telegrafi/