Telegrafi

Mbeten edhe 36 mijë vota për t’u numëruar në Georgia, Bideni akoma në kërkim të 6 votave elektorale

Në Georgia kanë mbetur edhe 36.300 vota të panumëruara, ku më pak se 9.500 vota ndajnë Donald Trumpin dhe Joe Biden në garën për president të Shteteve të Bashkuara.

Në anën tjetër Bidenit i nevojiten edhe 6 vota elektorale nga 270, për të fituar në zgjedhjet presidenciale. Transmeton Telegrafi.

E nëse Biden arrin ta tejkalojë Trumpin në Georgia, 16 votat e këtij shteti do ta shpallnin atë president të SHBA-ve.