Site icon Telegrafi

Mbeten dallimet ndërmjet Kotzias dhe Kammenos në lidhje me kontestin e emrit me Maqedoninë

Pas më shumë se dy orë të kaluara në pallatin kryeministror në Athinë, në takimin ministror, që sipas mediave greke, si takim të jashtëzakonshëm e ka caktuar kryeministri Alexis Tsipras në lidhje me çështjen e emrit, ku Nikos Kotzias dhe Panos Kammenos dolën me të njëjtat pozicione, që tani më janë të njohura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shefi i diplomacisë greke, Kotzias doli me deklarata optimiste, duke thënë se nevojitet zgjidhje për ‘erga omnes’ emër të përbërë, ndërsa partneri i koalicionit në Qeveri është me pozicione të pandryshuara, nuk dakordohet me atë që termi Maqedoni të përfshihet në emër, por thotë se ka besim tek Kotzias dhe mendon se do të nevojitet zgjidhje kombëtare.

“Për çështjen për emrin, Qeveria, siç ka theksuar vazhdimisht, mbështet dhe negocion për një emër të përbërë, një emër për të gjithë përdorimet, atë që Greqia e prezantonte si pozicion edhe në Bukuresht. Ne jemi për atë që të ketë pajtueshmëri nga të gjithë partitë dhe forcat politike të vendit”, tha Kotzias, ndërsa në pyetjen se nëse është optimist për zgjidhje vetëm shkurt u përgjigj se ai çdoherë është optimist.

Panos Kammenos, përsëri, mbetet në pozicionin e tij se ende është në fuqi vendimi nga takimi i liderëve në vitin 1992, kur është vendosur që termi Maqedoni të mos përfshihet në emër.

“Ekzistojnë dy vendime të rëndësishme për çështjen e Shkupit. Njëri është vendimi i liderëve të partive politike dhe nën presidentit Konstantinos Karamanlis, ndërsa tjetri është vendimi nga Bukureshti. Konsideroj se negociatat do të duhet të vazhdojnë, kam besim në ministrin e Punëve të Jashtme”, tha Kammenos./Telegrafi/

Exit mobile version