Site icon Telegrafi

“Mbeta 4 orë i varur”: I mbijetuari i tragjedisë së Genovas rrëfen tmerrin (Video)

Një nga të mbijetuarit e tragjedisë së Genovas ka rrëfyer momentet e tmerrit gjatë shembjes së urës Morandi.

Gianluca Andari është një nga të mbijetuarit e tragjedisë së Genovas. 28-vjeçari ka rrëfyer momentin e frikshëm kur ka mbetur pezull në ajër për 4 orë rresht i mbajtur vetëm nga rripi i sigurimit.

“Momente dramatike, orë të stërgjatura, mendoja për familjen, mendova për djalin tim i cili për pak ditë vinte në jetë. Shikon orën dhe mendon se dikush do të vijë të të shpëtojë”, është shprehur Andari.

I pyetur nga gazetarja e Mediaset se si i përjetoi ato momente të tmerrshme, Gianluca u shpreh: “Mbaj mend që filluan të binin disa copa të shtyllës dhe pastaj si nëpër filma, asfalti u shemb dhe ne përfunduam poshtë. Vazhdova të mendoj se si arritëm në këtë gjendje, si u shkatërrua furgoni. Madje mendoja se si është e mundur që jam ende gjallë. Mund të isha paralizuar, mund të kisha mbetur sakat, por gjithçka shkoi shumë mirë për mua, por fatkeqësisht jo për disa të tjerë”.

Më tej 28-vjeçari u shpreh se zjarrfikësi që e shpëtoi është si një engjëll mbrojtës për të.

“Ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm”, tha i mbijetuari Ardini, përcjell Shqiptarja.

Shembja e urës Morandi, në Genova ndodhi në mesin e muajit gusht të këtij viti.

Tragjedia shkaktoi 43 viktima, mes tyre dy shqiptarët Marjus Djerri dhe Edi Bokrina. Shumë të tjerë mbetën të plagosur.

https://www.youtube.com/watch?v=Q3rAcmje1bI

Exit mobile version