Site icon Telegrafi

Mbesin peng mbi 15 milionë euro investime

Katër objekte shkollore, të cilat kanë filluar të ndërtohen në periudha të ndryshme, prej 2 deri në 6 vjet, kanë mbetur në gjysmë për shkak se MASHT-i nuk ka siguruar mjetet e zotuara

Tri ministri të Republikës së Kosovës kanë lënë pengë mbi 15 milionë euro investime në komunën e Skenderajt, më së shumti MASHT-i, e pastaj edhe MPMS-ja, si dhe ajo e Kulturës.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës ka goditur rëndë arsimin e komunës së Skenderajt, duke ndërprerë investimet në të paktën katër projekte shkollore, të cilat në periudha të ndryshme, prej 2 deri në 6 vjet, kanë filluar të ndërtohen në komunën e Skenderajt. Projektet kanë mbetur në gjysmë, pasi që MASHT-it ka ndërprerë krejtësisht investimet, ndërkohë që edhe punët që janë kryer deri më tani rrezikohet të dëmtohen, shkruan Zëri.

Nënkryetari i Skenderajt, Fadil Nura, i nervozuar me vonesat e Ministrisë së Arsimit, si dhe të vet ministrit, Arsim Bajrami, i cili sipas nënkryetarit Nura, i ka hequr krejtësisht projektet kapitale nga MASHT-i dhe i ka transferuar te Ministria e Administratës Publike, ka thënë se ka biseduar disa herë me zyrtarët e kësaj Ministrie, nga të cilat nuk ka marrë ndonjë arsyetim të qëndrueshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version