Kompania Rajonale e Ujësjellsit “Prishtina”, ka bërë të ditur se tri lagje të Prishtinës kanë mbetur pa ujë për shkak të defektit në njërën nga pompat në rezervuarin e Mirëditës.
Përmes një komunikate për medie KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se tashmë ekipet janë në terren duke u marrë me rastin,
“Ju njoftojmë për një defekt në njërën pompë në rezervuarin e Mirëditës. Si pasojë e këtij defekti, probleme me furnizimin me ujë të pijshëm kanë këto zona: pikat e larta furnizuese të lagjes së “Matiqanit”, pikat e larta të lagjes” Toukbashqe” dhe poashtu pikat e larta të lagjes ” Kolovicë” në Prishtinë. Ekipet teknike të mirëmbajtjes janë duke u marë me rastin dhe në vendngjarje”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu bëhet e diur se për shkak të natyrës më të ndërlikuar të defektit, do të merr pak më shumë kohë riparimi.
Sipas njoftimit ekipet teknike do të qëndrojnë gjatë gjithë natës së sontme në rezervuar, për të riparuar defektin në pompë. /Telegrafi/