Site icon Telegrafi

Mbesin pa ngrohje Dardania e Qendra

Zyrtarët e Termokosit kanë njoftuar se për shkak të një rrjedhje në gypin magjistral të ngrohjes për pjesën më të madhe të lagjes “Dardania” dhe “Qendra”, sonte në orët e vona të natës do të ndërpres furnizimin me ngrohje për këto dy lagje.

“Ekipet tona do të angazhohen për të sanuar këtë rrjedhje, në mënyrë që furnizimi me ngrohje për konsumatorët e këtyre dy lagjeve të normalizohet gjatë ditës së nesërme”, ka njoftuar Termokosi. /Telegrafi/

Exit mobile version