Site icon Telegrafi

​“Mbesim në Lidhje”, LDK zbulon sloganin për zgjedhjet e 14 shkurtit

Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë shpërndarë në rrjetet sociale një slogan “Mbesim në Lidhje”, por ende nuk dihet nëse ky slogan do të përdoret gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami në profilin e saj në Facebook e ka shpërndarë sloganin “Mbesim në Lidhje”, e që është në formë të zemrës, transmeton Telegrafi.

LDK kandidat për kryeministër ka Avdullah Hotin. Zgjedhjet do të mbahen me 14 shkurt, kurse fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë, nga 3 deri më 12 shkurt.

Gjithashtu, në mbledhjen e KQZ-së që është mbajtur sot është vendosur që certifikimi i partive politike të fillojë nga data 8 janar deri më 21 janar. Kurse, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 1 shkurt 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version