Telegrafi

Mbështjellja me çarçaf, sfida fundit e të rinjve (Foto)

Gjatë vitit që shkoi, kemi parë sfida të ndryshme nga të rinjtë, disa prej të cilave të rrezikshme për t’i aplikuar.

Por, duket se këto trende do të vazhdojnë, meqë në fillim të vitit kemi një të tillë, transmeton Telegrafi.

Në Japoni po e kryejnë një sfidë të re që quhet Otonamaki, e cila nënkupton mbështjelljen e të rriturve.

Në këtë formë, personat e ndryshëm iu kërkojnë miqve ose familjarëve, që t’i mbështjellin me çarçaf dhe t’i lidhin, për të qëndruar ashtu për 20 minuta.

Më pas, me fotografitë e postuara në rrjete sociale, po sfidohen të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë.

Mirëpo, pasi duhet të qëndrohet nën material dhe pa ajrosje, po konsiderohet si e dëmshme për shëndetin dhe e panevojshme. /Telegrafi/