Mbështjellësi i ri iPhone 7 nga Louis Vuitton mund të jetë më i shtrenjti që kompania ka krijuar deri më tani, sepse Eye Trunk për Apple iPhone 7 prapa vetes ka një çmim masiv prej 5050 dollarëve.
Por kjo nuk është e tëra, sepse ekziston edhe një version tjetër i mbështjellësit të kompanisë së famshme të modës për iPhone 7 Plus i cili është edhe më i shtrenjtë, dhe kushton 5,500 dollarë e më pas edhe versionet e tjera të cilat fillojnë nga 1,250 dollarë.
Eye-Trunk për iPhone 7 në lëkurë të çmuar Golden Crocodile është parë fillimisht në Louis Vuitton Fashion Show dhe e njëjta thuhet se është më shumë se një mbulesë mbrojtëse, sepse përfaqëson një aksesor unik të modës këtë sezon.