Site icon Telegrafi

Mbështjellë marihuanën me faqe të Biblës

Zëdhënësi i policisë së qarkut Erie ka thënë se e ëma e 16-vjeçarit ka lajmëruar policinë gjysmë ore para mesnatës dhe ka lutur zyrtarët të takohen afër një autolarje të qytetit.

Atëherë u ka thënë se e ka parë të birin e saj se si tymos në dhomë, dhe veç kësaj ka parë një qese marihuane në sirtarin e tij. Më pas u ka sqaruar, se “për t’i vënë kapak” kësaj pune, tinejxheri ka tymosur marihuanën të cilën e ka mbështjellë me një faqe të shkoqur nga Bibla.

Policia ia ka konfiskuar marihuanën të riut, e më pas edhe e ka arrestuar.

Exit mobile version