Site icon Telegrafi

Mbështetjet ndërkombëtare për Enver Hoxhajn: Zëri i Kosovës në arenën ndërkombëtare

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marr mbështetje nga disa miq të tij ndërkombëtar.

Si ministër i jashtëm, ministër i arsimit e zëvendëskryeministër, në periudha të ndryshme kohore, Enver Hoxhaj ka lënë miqësi e ka ndërtuar ura të bashkëpunimit të shteteve të ndryshme me shtetin e Kosovës.

“Ai, gjithashtu, ishte pjesë e negociatave të Vjenës, proces nga ku doli edhe verdikti final i pavarësisë së Kosovës.

Liderë, e miq të ndryshëm të komunitetit ndërkombëtar, kanë mbështetur kandidaturën e Enver Hoxhajt, duke treguar për bashkëpunimet me të dhe lidhjet e marrëdhënieve midis shteteve të tyre dhe Kosovës”, thuhet tutje.

“Gjatë karrierës së tij në politikën e jashtme, Enver Hoxhaj ka luajtur një rol kyç në forcimin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës dhe zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike me shtete të ndryshme.

Si Ministër i Jashtëm, ai udhëhoqi përpjekjet për të siguruar njohje të reja për Kosovën dhe për të thelluar bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare si NATO, BE dhe OKB.

Nën udhëheqjen e tij, Kosova ka forcuar marrëdhëniet me vende strategjike, duke përfshirë Gjermaninë, SHBA-të dhe Turqinë, si dhe ka thelluar partneritetin me vendet e botës islame dhe ato afrikane. Përkushtimi i tij në diplomaci ka ndihmuar në rritjen e profilit të Kosovës në arenën globale dhe në avancimin e proceseve integruese të vendit.

Këto deklarata mbështetëse i dhanë: Mushahid Hussain Syed, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit Pakistanez, Wolfgang Ischinger – Ambasador, njeri i afërt i Angela Merkel, Pieter Feith – diplomat i njohur holandez, Ekmeleddin İhsanoğlu – Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC), dhe Robert Dussey – Ministër i Jashtëm i Togos”.

Exit mobile version