Telegrafi

Mbështetje për reforma globale

Kryeministri kinez, Wen Jiabao, tha se duhen nxjerrë mësime nga kriza e tanishme dhe se rregullat financiare kishim më shumë rëndësi se inovacionet financiare.

Udhëheqësit e 43 vendeve – që përfaqësojnë më shumë se gjysmën e ekonomisë botërore – theksuan gjithashtu se Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet të luajë një rol më të madh për të ndihmuar ato vende që janë prekur rëndë nga kriza globale.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e bashkuar në qasjen ndaj krizës.

"Jemi në një moment kur kemi nevojë për një punë globale në ekip…. ne notojmë së bashku ose mbytemi së bashku," tha zoti Borroso.

"Jam i kënaqur të konfirmoj se ka një vendosmëri dhe angazhim të përbashkët në Evropë dhe Azi për të punuar së bashku," tha ai.

Barroso tha se udhëheqësit evropianë dhe aziatikë po punojnë së bashku për të mbajtur një takim tjetër të nivelit të lartë në Uashington më 15 nëntor. /BBC/