Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, u takuan sot në Londër me drejtoreshën e përgjithshme të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për infrastrukturë të qëndrueshme, Nandita Parshad, thuhet në njoftimin e shtypit të qeverisë.
Në takimin, theksojnë nga atje, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i NOMA Gaz, Bajram Rexhepi, fokusi kryesor ishte në aktivitetet dhe projektet që po realizohen në vendin tonë me mbështetjen e BERZH-it, si dhe planet dhe projektet e ardhshme që mund të mbështetet përmes projekteve të ndryshme investuese në Maqedoninë e Veriut në drejtim të zbatimit të “agjendës së gjelbër”
Në atë drejtim u shpreh vendosmëria e të dyja palëve që realizimi i projekteve të vazhdojë të bëhet pa ndërprerje, pavarësisht nga krizat e shkaktuara nga lufta në Ukrainë, sidomos kur bëhet fjalë për realizimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët dhe vend, në fushën e energjisë, transportit, mjedisit jetësor.
Bytyqi theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po punon në mënyrë aktive në realizimin e projekteve infrastrukturore në drejtim të rritjes së përshpejtuar të ekonomisë vendase dhe përmirësimit të gjendjes financiare të qytetarëve.
Ministri Bekteshi tha se rritja e pavarësisë energjetike të vendit është me rëndësi kyçe për Maqedoninë e Veriut, si dhe tranzicioni i përshpejtuar energjetik, për çka falënderoi mbështetjen e vendit në këtë drejtim, para së gjithash në mbështetje të ndërtimit të interkonektorit të gazit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Greqisë./Telegrafi/