Minstrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, sot realizoi takim pune me këshilltarin për mbrojtje dhe siguri në Sektorin për stabilizim të Mbretërisë së Bashkuar, Stephen Glover, i cili ndodhet për vizitë dy ditore në Maqedoni.
Në takimin në të cilin morrën pjesë edhe ambasadori britanik, Charles Garrett dhe atasheu i mbrojtjes, nënkoloneli Richard Perry, janë këmbyer mednime dhe përvoja në lidhje me përpunimin e Kontrollit strategjik mbrojtës si dhe për mundësitë për mbështetje të Mbretërisë së Bashkuar në përpunimin e këtij dokumenti jashtëzakonisht të rëndësishëm për mbrojtjen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministrja Sheqerinska ka informuar për rifillimin e procesit të përpunimit të Kontrollit strategjik mbrojtës, proces që pritet të përfundojë nga mesi i vitit të ardhshëm. Në takim u cek rëndësia e këtij dokumenti në udhëheqjen cilësore të reformave në mbrojtje në procesin e anëtarësimit në NATO. Nga ana tjetë, këshilltari britanik Glover ka shprehur gatishmëri dhe interesim për të ofruar mbështetje në përgatitjen dhe zbatimin e këtij procesi të rëndësishëm reformues./Telegrafi/