Site icon Telegrafi

Mbështetje investimeve në peshkim

Qeveria e Shqipërisë ka shtuar mbështetjen adresuar investimeve në sektorin e peshkimit.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural bën të ditur se skema kombëtare mbështeti vitin e kaluar aplikimet për ngritjen e ambienteve të grumbullimit dhe ruajtjes frigoriferike për prodhime peshkore dhe akuakulturën, në vlerën 20 milionë lekë për një subjekt.

Ndërkohë që aplikimi nga Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit për linjat për filetimin, tharjen, tymosjen e produkteve peshkore nga liqenet, u mbështet në vlerën 3 milionë lekë.

Gjithashtu, njofton AZHBR, mbështetje deri në 70% të vlerës, por jo më shumë se 20 milionë lekë u dhanë edhe për instalimin e bankinave lundruese, nga Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit.

Peshkimi vijon të jetë në prioritet të politikave mbështetëse të qeverisë edhe për vitin 2019, njofton AZHBR. /ATSH /Telegrafi/

Exit mobile version