Telegrafi

Mbështetje financiare për të rinjtë ndërmarrës në Maqedoni

Sot në Shkup u publikuan të dhënat për grante financiare, me një vlerë deri 5200 euro, si mbështetje për ndërmarrësi te të rinjtë e bashkësive etnike pakicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti mbështetet nga fondet e BE-së, në kuadër të IPA projektit, ndërkaq qëllimi është rrjetizimi i të rinjëve ndërmarrës të bashkësive të ndryshme etnike.

Fondi i përgjithshëm është 2.882.271 denarë, ndërkaq planifikohet të përfshihen më së paku 18 organizata qytetare. Propozim-projektet duhet të jenë me një kohëzgjatje prej 6 muajve dhe të zbatohen në periudhën mars – gusht, 2017.

Agjencia e lajmeve AIM bwn tw ditur se njoftime të këtilla do të ketë edhe në Tetovë, Manastir dhe Shtip./Telegrafi/