Site icon Telegrafi

Mbështetje financiare evropiane për turizmin në Maqedoni

Me grant financiar nga Bashkimi Evropian, përmes IPA 2 Programit, me vlerë prej 18 milionë euro dhe 3,2 milionë euro nga Qeveria e Maqedonisë, do të përmirësohet konkurenca në turizëm në Maqedoni.

Thirrja e dytë publike për grante tashmë është shpallur, ndërsa mund të aplikojnë komunat për investime infrastrukturore, organizatat e sektorit turistik, institucionet arsimore dhe qendrat për trajnim, si edhe ndërmarrjet lokale të vogla dhe mikrondërmarrjet e sferës së turizmit.

Palët e interesuara kanë mundësi që deri më 30 prill të aplikojnë për këtë grant.

Përparësi do t’u jepet komunave që tashmë kanë projekte të gatshme, kurse për ato që nuk kanë projekt gati, parashihet ndihmë teknike për përgatitje të projekteve./Telegrafi/

Exit mobile version