Ndonëse gjatë në skenën politike, kryeministri aktual Ramush Haradinaj, në listën e pëlqyeshmërisë nga opinioni publik, radhitet i pesti, pas ish kryeministrit Isa Mustafa.
Peja është komuna e cila e pëlqen më së shumti liderin e AAK-së edhe pse qeveriset nga LDK-ja.
85% është pëlqyeshmëria e pejanëve ndaj liderit Ramush Hardinaj, ndëra Komuna që më pak e pëlqen atë është Mitrovica.
Në 15 vitet e fundit, Ramush Hardinaj pëlqyeshmërinë më të madhe nga popullata e pati në vitin 2006, ndërsa më të ultën në vitin 2015.
Këto të dhëna janë publikuar nga Visar Berisha, menaxhues i projektit të Kantar TNS, Index Kosova në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit. Hulumtimi është bërë nga viti 2003 deri në këtë vit dhe matja është bërë çdo gjashtë muaj.