Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas mbështetjes që i ka bërë Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi deklaratës së Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel gjatë forumit të Bled-it për zgjerim të Unionit deri në vitin 2030.
“Duhet ta pranojmë që treni i ngadaltë i Bashkimit Europian po bëhet një vend interesant, edhe pse nuk kemi ende një sedilje të lirë.” Është ky reagimi i kryeministrit Edi Rama për komentet që kanë pasuar pas deklaratave të Charles Michel për zgjerimin e Unionin brenda vitit 2030.
“E mirëpres faktin që Këshilli kërkon më në fund që të angazhohet dhe të ndërmarrë një hap të madh për ta bërë të mundur zgjerimin. Komisioni Europian ka qenë gjithnjë gati për të bërë propozime që mund të na çojnë drejt zgjerimit në 2030,” deklaron ndër të tjera Varhelyi.
Nga ana tjetër, kreu i qeverisë shprehet se komisioneri për zgjerim s’e ka lënë asnjëherë në baltë rajonin, sidomos në kohë të vështira. /Telegrafi/
OUR COMMISSIONER who never let our region down, especially in tough times?
One must admit that after President’s Michel unexpected straight talk speech at the Bled Strategic Forum the slow EU bus is becoming an interesting place to stand even without a free seat – no doubt… pic.twitter.com/M2eUHghl6g
— Edi Rama (@ediramaal) August 31, 2023