Telegrafi

Mbështetja e BE-së për Lëvizjen e Lirë të Mallrave në Kosovë

Zyra e BE-së në Kosovë ka filluar një projekt të ri për të mbështetur Kosovën në përmirësimin e mjedisit të saj të biznesit dhe konkurrencën në tregjet ndërkombëtare.

Projekti “Mbështetja për Lëvizjen e Lirë të Mallrave në Kosovë” do të ketë si përfitues kryesorë, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), me të gjitha departamentet dhe agjencitë e saj, të tilla si Departamenti i Industrisë, i Divizionit të Infrastrukturës të Cilësisë, i Inspektoratit të Tregut, Departamentit të Mbrojtjes së Konsumatorit dhe të tri Agjencitë kryesore të sektorit të Infrastrukturës të Cilësisë në Kosovë: Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS), Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AKK) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DAK). /Telegrafi/