Telegrafi

Mbështetet financiarisht miniera e Stantërgut

Këto dy projekte u vlerësuan nga autoritetet e Trepçës të jenë me urgjencë të jashtëzakonshme dhe të detyrueshme për t’u realizuar në mënyrë që të krijohen kushtet për prodhim normal dhe ambient të sigurt pune në minierën e Stantërgut.

Projektet që përfshijnë ofrimin e kamionëve për transport të hirit atmosferik nga termocentrali i Korporatës Energjetike të Kosovës dhe instalimi i pajisjeve për përpunimin e tij do të rrisë në masë të konsiderueshme stabilitetin e minierës dhe do të përmirësojë kushtet dhe ambientin e punës. Përveç kësaj, ato do të mundësojnë eksploatimin e mëtutjeshëm të xeheve që do të shtojë prodhimin dhe do të krijojë vende të reje pune në të ardhmen./telegrafi/