Telegrafi

Mbështetësit e Trump ‘shënjestrojnë’ miliarderin e majtë George Soros

Miliarderi i majtë George Soros ka qenë në shënjestër të akuzave nga mbështetësit e Presidentit të zgjedhur të SHBA Donald Trump, të cilët e akuzojnë se është ai financuesi i protestave që u zhvilluan kundër Trump pas fitores.

Tashmë mbështetësit e Presidentit të ri amerikan kanë filluar të organizojnë protesta kundër miliarderit të majtë George Soros, i cili ka akuzohet prej tyre se kishte rol të madh në trazirat ndaj fitores së republikanit, transmeton syri.

Fondacionet e George Soros, ‘Shoqëri e Hapur’, kanë hedhur poshtë këto akuza në mënyrë kategorike, por shtojnë se duke pasur madhësinë dhe shpeshtësinë e protestave, ka mundësi që disa grupe të fondacioneve Soros të kenë qenë të përfshira.