Site icon Telegrafi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Tre persona janë lënduar sot në një incident të shkaktuar nga mbështetësit e organizatës PKK, në aeroportin francez Charles de Gaulle në Paris.

Rreth 20 mbështetës të organizatës kundërshtuan ekstradimin e anëtarit të PKK-së, Firad Korkmaz nga Franca në Turqi me të arritur në aeroportin Charles de Gaulle, transmeton Telegrafi.

Ky grup sulmoi ekipin kombëtar për deportim që po shoqëronin Korkmazin. Tensionet u rritën edhe më shumë mes mbështetësve të këtij grupi dhe personelit të aeroportit.

Megjithatë situata u vu nën kontroll nga ushtarët francezë. Por nga kjo përplasje janë lënduar tre persona në aeroport, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Korkmaz është ekstraduar në Turqi. Kjo organizatë nga autoritetet turke konsiderohet si terroriste, dhe mbahet si përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë personave gjatë 40 viteve fushatë kundër Turqisë. /Telegrafi/

Exit mobile version