Telegrafi

Mbështetësit e OBRM-PDUKM-së dëshirojnë reforma në këtë parti

Katër nga pesë mbështetës të OBRM-PDUKM-së, ose 79% e mbështetësve të kësaj partie, pajtohen se partia e Gruevskit ka nevojë për reforma.

Anketa është kryer nga agjencia Rejting, e porositur nga Makfax, përcjell Telegrafi Maqedoni. 18.2% janë shprehur kundër reformave.

Nga simpatizantët e OBRM-PDUKM-së, 42.1% mendojnë se pa reforma, kjo parti nuk mund që të kthehet në pushtet, kurse 43.3% mendojnë se kjo parti mund ta rimerr pushtetin pa reforma të brendshme.

Thuajse gjysma e simpatizantëve, 44.9%, mendojnë se liderit të partisë duhet t’i zvogëlohet pushteti brenda në parti./Telegrafi/