Zhvillime të papritura janë duke ndodhur në selinë e Partisë Demokratike.
Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë futur në objektin e PD-së, për të zhvilluar një mbledhje.
Në hollin e partisë ka ndodhur një përplasje verbale.
“Unë nuk po bëj asnjë skandal, as po gjuaj as po shaj. Jam në punë time”, thotë një përfaqësuese e cila duket se mbështet Lulzim Bashën.
Ende nuk është e qartë se çfarë po ndodh, por mbështetësja e Bashës pretendon se është tërhequr zvarrë nga mbështetësit e Berishës.
Sakaq, në holl ka thirrje Basha dhe Berisha nga mbështetësit e të dy palëve.
Kujtojmë se në PD aktualisht janë duke u zhvilluar dy mbledhje. Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit ndodhen në një nga sallat dhe në një sallë tjetër ndodhet Lulzim Basha dhe përfaqësues të PD. /Ora News/