Telegrafi

Mbështetësit e Afrim Gashit dorëzojnë padi penale ndaj Bilall Kasamit (Video)

Afrim Gashi dhe disa mbështetës të tij kanë ngritur padi penale ndaj Bilall Kasamit, për siç thonë, keqpërdorim të detyrës zyrtare si kryetar i Lëvizjes Besa.

Sipas informacioneve të tyre, Kasami ka shkelur Ligjin për parti politike dhe statutin e partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa nga kabineti i Bilall Kasamit thonë se akuzat janë të pabaza dhe bëhet fjalë për shpifje.

Përndryshe, përçarjet në Lëvizjen Besa filluan para disa muajsh ku edhe u mbajtën dy kongrese, në Tetovë dhe në Shkup./Telegrafi/