Site icon Telegrafi

BE mbështet Kosovën në luftimin e krimeve ekonomike

Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë (ZBE) dhe Këshilli i Evropës (KE) organizojnë sot një konferencë lansusese të nivelit të lartë, për të shënuar fillimin e projektit të përbashkët kundër krimit ekonomik në Kosovë (PECK II).

Në një njoftim për media, thuhet se ky projekt ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, shpëlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit përmes asistencës teknike si dhe vazhdimit të vlerësimit të strukturuar të përputhshmërisë së Kosovës me standardet ndërkombëtare.

“Kjo konferencë do të ndiqet nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe atij të ekspertëve”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version