Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtutjeshëm i Shërbimit Korrektues dhe Sprovues në Kosovë”, Zyra e BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Ministria e Drejtësisë organizojnë ngjarjen “Ngritja e vetëdijes për aplikimin e sanksioneve dhe masave alternative”.
Në ngjarje do të shpalosen gjetjet kryesore të raportit teknik për zbatimin e sanksioneve alternative, i hartuar nga eksperti i binjakëzimit, ndërsa po ashtu do të diskutohet statusi aktual i sektorit sprovues në Kosovë.
Projekti në vlerë prej 2,000,000 euro financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë, ndërsa zbatohet nga Agjencia për Sanksione Penale e Finlandës.
Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë,
Luigi Brusa, Shef i Seksionit për Bashkëpunim, Zyra e BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Pia Stjernvall, ambasadore e Finlandës në Kosovë. /kp/Telegrafi/