Vogëlushja Zoe Pemberton ka vendosur në shitje gjyshen 61-vjeçare Marion Goodall, për të cilën me ton qesharak ka thënë se është “e mërzitshme”, por edhe “e butë”.
Mirëpo, shefat në eBay nuk kanë hulumtuar nëse shpallja në të vërtetë është një shaka pa kripë, por vetëm e kanë larguar nga faqja në të cilën rreptësishtë është e ndaluar shitja dhe blerja e njerëzve.
"Kemi rregulla të rrepta kur bëhet fjalë për shitjen e njerëzve. Na është dashur ta largojmë edhe pse ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve. Vogëlushja e ka përshkruar gjyshen e saj si të mërzitshme, por gjithashtu ka theksuar se ka hobi fjalëkryqet dhe ka qejf të përqafohet”, ka thënë zëdhënësi i eBay.
Ai beson se shpallja nuk ka pasur qëllim të keq, dhe se gjyshja ka qenë e njoftuar me kohë për këtë shpallje.