Telegrafi

Mbesa e Trumpit thotë se është e gatshme për ta ndryshuar mbiemrin, në përpjekje për ta distancuar vetën nga ish-presidenti

Mary Trump, mbesa e ish-presidentit amerikan, Donald Trump ka thënë se mund ta ndryshojë mbiemrin e saj për ta shmangur ‘lidhjen’ familjare me xhaxhanë e saj.

“Unë jam e përgatitur ta ndryshoj emrin tim nëse do të jetë e nevojshme”, tha Mary Trump.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ajo është e shqetësuar se mbiemri i saj tani reflekton me një konotacion negativ, deklaroi një psikolog klinik.

Mbesa e Trump ka kohë që kërkon të distancohet nga ish-presidenti duke e kritikuar atë publikisht; duke e quajtur person “narcist”, derisa i ka mbështetur edhe thirrjet për fajësimin e tij.

Në intervistën e saj për The Telegraph, ajo e përshkroi xhaxhanë e saj si një person që kishte bërë dëm të pallogaritshëm dhe potencialisht të pariparueshëm në SHBA. /Telegrafi/